Arkiva Lajme – Tv Klan 2000
Arrihet konsensusi mes artistëve dhe qeverisë shqiptare. Në përfundim të një takimi të iniciuar nga vetë kryeministri Meta sot pasdite me artistët më të njohur shqiptar, është vendosue që të paraqiten sugjerimet e artistëve për projektligjin për teatrin dhe të diskutohen teknikisht një nga një në një tryezë tjetër. Unë tha kryeministri përveç kësaj do të shkoj ti dëgjoj vetë propozimet e artistëve dhe në Teatrin e Operas dhe Baletit dhe në Teatrin Kombëtar.
Qeveria tha Meta është e vendosur për reformën dhe nuk pyet më për greva urie. Sigur të gjithë shqiptarët vijoj ai të hyjnë në grevë urie, qeveria nuk tërhiqet. Përpara ligjit dhe institucioneve shtetërore dhe artisti, ministrat dhe cilido tjetër janë të gjithë të barabartë.
Të gjithë artistët janë shprehur pro reformës duke shtuar edhe vërejtjet e sugjerimet përkatëse, por duke nënvizuar edhe të mirat e përfitimet nga kjo reformë. E rëndësishme është tha ministri i Kulturës Edi Rama që të gjithë kemi ardhur në një pajtueshmëri, pra për nevojën e domosdoshme të kësaj reforme. Askush nuk ka të drejtë të personalizoj institucionet theksoi ai. Ministria e Kulturës nuk është saraji im, por unë kam marrë përsipër të zbatoj një pjesë të programit të qeverisë dhe bindja ime ka qenë të bëjmë diçka të mirë për kulturën e këtij vendi. Kështu ministri Rama ka marrë përsipër të mbledh artistët që kanë dhënë ide për disa ndryshime në projektligjin për teatrin për tja paraqitur atë qeverisë./tvklan.al
Gazetare – Ornela Bego