Ne një kohe kur Partia Socialiste qe ai krijoi e drejtoi për 1 dekade e gjysme e përjashtoi nga listat e kandidateve për deputete dhe kur kryetari aktual i selisë roze e akuzoi se i ka kthyer shpinën kësaj partie, Fatos Nano, konsiderohet nga një tjetër force e majte si faktor i rëndësishëm i këtij kahu politik.
Ilir Meta, kryetar i LSI-se, duke komentuar ndonëse me vonese, deklaratat e Nanos ne emisionin Opinion, thotë se bashkëpunimi me ish-kryesocialistin është i domosdoshëm dhe i rëndësishëm qe e majta te mund te fitoje zgjedhjet e 28 Qershorit.
Ilir Meta: “Nga qëndrimet e zotit Nano unë do të doja të merrja thelbin e shqetësimit të tij që është pikërisht domosdoshmëria e një bashkëpunimi, e një bashkërendimi të forcave të opozitës për të garantuar një fitore në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ai përfaqëson një faktor shumë të rëndësishëm të së majtës dhe në këtë mënyrë është e domosdoshme që në zgjedhjet e 28 Qershorit të gjithë këta faktorë të bashkërendojnë, të bashkëpunojnë”.
Gazetarja: A është kjo një ftesë zoti Meta? Do të bashkëpunoni me ta?
Ilir Meta: “Unë jam shumë i hapur të bashkëpunoj me të gjithë faktorët progresistë dhe opozitare dhe padyshim më duhet të theksoj se zoti Nano është një faktor shumë i rëndësishëm në të majtën shqiptare për shkak të një roli të rëndësishëm dhe historik që ai ka patur. Natyrisht ai përfaqëson një figurë tepër komplekse, por njëkohësisht besoj se është një figurë ende shumë përfaqësuese dhe në këtë drejtim është i domosdoshëm edhe një bashkëpunim me të dhe një rol i tij më aktiv në drejtim të fitores të përbashkët të së majtës dhe të opozitës në zgjedhjet e 28 Qershorit.”
Komentet e Metës, te cilin Nano e konsideroi si socialist te vërtetë, janë një ftese e hapur për liderin historik te se majtës qe te angazhohet ne këtë fushate zgjedhore.
Ne fakt Nano e beri te qarte se ai do te jete i angazhuar ne mënyrën e tij, por deklaratat e ish-kryeministrit se e majta nuk mund t’i fitoje këto zgjedhje, pasi është e përçare dhe se Partia Socialiste nuk është e afte për te drejtuar vendin, duket se kane krijuar jo pak shqetësim ne kampin e majte.
Dhe komentet e Metës, qe me LSI-ne synon te jete faktor deciziv i politikes ne këto zgjedhje, duket se janë fryt i një analize se qëndrimi i Nanos ne këtë fushate mund te ketë jo pak ndikim ne rezultatin e votës se 28 Qershorit./tvklan.al