Spektakli aq i dashur me fëmijë “Në Kurthin e Piter Pan 5”, ka premierën sonte në mbrëmje 20:10 në ekranin e Tv Klan.
Pas një maratone të vërtetë audicionesh me vogëlushë që konkurruan për t’u bërë pjesë e kastit, më në fund sonte do të mësojmë se cilët janë 10 finalistët e përzgjedhur, të cilët pritet të befasojnë jo vetëm publikun, por dhe të ftuarit VIP me pyetjet e tyre.
Meqë jemi këtu, duam t’iu zbulojmë dy personazhet e parë të mbrëmjes të cilët vijnë nga skena prestigjoze botërore.
Tenori me famë ndërkombëtare Josif Gjipali, i cili sipas formatit pritet të bëjë një retrospektive nëpër kujtime apo të ndajë të pathënat e sfidave dhe vështirësitë e ngjitjes në karrierë, mes emrave më të njohur të muzikës lirike.
Nga ana tjetër, një ikonë e baletit shqiptar si Ilir Shaqiri që ka shkëlqyer edhe në skenat italiane vjen për herë të parë në një rrëfim përballë kuriozitetit dhe pyetjeve të fëmijëve.
Gjithçka duket shumë argëtuese. Premtojmë surpiza në mbremje nga Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu në Tv Klan. /tvklan.al