Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Importuesit e naftës kundërshtojnë deklarimet e Autoritetit të Konkurrencës për spekulime me çmimin e naftës. Importuesit deklarojnë se nuk kanë rritur normën e fitimit edhe pse kanë investuar më shumë kapitale për shkak të krizës.

“Ne nuk vendosim çmime dhe nuk mblidhemi për vendosje çmimesh monopol. Ne trajtojmë dhe mblidhemi për të mbrojtur interesat e biznesit vendas për problemet e ndryshme. Kjo është shoqata, kush spekulon që vendos shoqata çmime, për mua mashtron. Kur unë për një ton naftë sot pothuajse harxhojë, hedh kapital financiar 50% më shumë dhe ruaj po atë normë fitimi, ky është biznesi.”

Autoriteti i Konkurrencës akuzoi nëpërmjet një njoftimi për shtyp, se importuesit rrisin çmimin edhe pse nuk importojnë naftën e OPEC-ut.

“Nuk do të thotë, që e ka OPEC-u, ajo është një kosto që e ka nafta dhe ne po ta marrësh ta krahasosh me vendet e OPEC-ut, ne naftën e marrim më shtrenjtë atje ku e marrim, në realitet.”

Importuesit e naftës kanë paralajmëruar kohët e fundit për rritje të çmimeve të naftës si pasojë e krizës së tregjeve ndërkombëtare. Sipas tyre, shtrenjtimi i naftës vjen si pasojë edhe e taksimit deri në 118% për naftën, duke përfshirë taksat doganore, akcizën për naftën dhe tvsh-në./tvklan.al