Është mbajtur në Tiranë Konferenca Shkencore Ndërkombëtare në nder të shkrimtarit më të njohur te letrave shqipe, Ismail Kadare.
Për të referuar në këtë takim i cili përmbyll edhe aktivitetet për 80 vjetorin e lindjes dhe pagëzimit të 100 vjeçarit të fundit si “Shekulli Kadarian”, pjesëmarrës ishin mbi 40 përkthyes dhe studiues të krijimtarisë së shkrimtarit, nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Evropa, Rusia dhe Australia e largët.
“In honorem Kadare” ishte një analizë mbi fenomenin Ismail Kadare, autorin personazh, shkrimtarin mes botëve të ndryshme, marrëdhënien me pushtetin , gjuha shqipe në krijimtarinë e tij, e për shumë tema të tjera./ TV KLAN