#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Emisioni politik më i ndjekur dhe më i preferuar në ekranet shqiptare. “Opinion” vjen në katër takime çdo javë – e hënë, e martë, e mërkurë dhe takimi tradicional i të enjtes mbrëma.

Sot Ismail Kadare do të kishte mbushur 89 vjeç. Ai lindi më 28 janar të vitit 1936 në Gjirokastër, një prej qyteteve më të veçanta të Shqipërisë. Gjatë gjithë jetës së tij ai pati një aktivitet të jashtëzakonshëm kulturor duke u identifikuar si një prej shqiptarëve padyshim më të shquar të gjithë historisë, shqiptari më i njohur në perëndim dhe njeriu më i njohur i letrave shqipe. Ismail Kadare ishte përtej të qenit një shrkimtar e intelektual. Ishte padyshim mendja më brilante që Shqipëria ka nxjerrë në 200 vitet e fundit dhe ndër ata më me ndikim në botë. I konsideruar si një prej intelektualëve e mendimtarëve më të mëdhenj të globit në shek. XX, ai pati një vepër që u përkthye në thuajse 40 gjuhë të botës, me miliona kopje të shitura kudo në botë. U bë i famshëm fillimisht me librin “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” në vitin 1960 me publikimin në Francë dhe më pas një seri veprash kryesisht në Francë. Ai ndërroi jetë në korrik të vitit 2024. Siç thoshte, dëshironte të arrinte të mbushte 90 vjeç, por nuk ndodhi. Në një lloj homazhi për të e veprave të tij, një kujtim për njeriun e mendimit intelektual shqiptar, një intervistë e ritransmetuar e tij ndër 14 prej të cilave ka dhënë në 27 vite në emision in “Opinion”. Rrëfimi i rrallë i jetës së tij që nga fëmijëria e deri në dhjetor 2003.