Koreografi masive, ashtu siç ndodh në evenimentet e mëdha të sportit. Air Albania Stadium u inaugurua me një ceremoni spektakolare. Nuk mund të mungonin këngët që tashmë janë kthyer simbol të tifozerisë. Flori Mumajesi, Aurela Gaçe, madje edhe Era Istrefi interpretuan këngët më të dashura për tifozerinë.
Himnet e dy ekipeve u kënduan Live në stadium. Besa Kokëdhima këndoi “Merseillaise”, ndërsa Juliana Pasha himnin kombëtar të Shqipërisë.
Grupimi i tifozëve kuqezi shpalosi një banderolë gjigande ku i bënte homahz stadiumit “Qemal Stafa”, aty ku janë përjetuar shumë emocione gëzime dhe hidhërime në ndeshjet e përfaqësueses.
Tifozët që e kishin mbushur impiantin në të gjithë kapacitenin, mbështetën kombëtaren që rezistoi vetëm 8 minuta. Corentin Toliso gjeti lehtësisht golin në një goditje dënimi të Griezmann.
10 minuta nga përfundimi i pjesës së parë, francezët gjetën golin e dytë në një pasaktësi të mbrojtjes shqiptare. Antoine Griezmann nuk e pati të vështirë të shënonte.
Në pjesën e dytë Franca u kujdes më shumë të mos lejonte Shqipërinë të ndërtonte aksione të rrezikshme megjithëse tentativa e kuqezinjve.
Tv Klan