Lajme Arkiva 2003

është inauguruar sot në qytetin e Shkodrës dyqani më i ri i telefonisë celulare vodafone. Kjo kompani ka dy vjet që operon në Shqipëri me filialet e saj në disa nga qytetet kryesore. Në ceremoninë e organizuar ka folur Dorina Troka specialistja e marrëdhënieve me publikun dhe Mahir Hoti rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi”.

Në dhjetë ditët e para të funksionimit të këtij dyqani kjo pikë e re do ofrojë dhurata për çdo produkt të blerë, gjithashtu edhe për 10 studentët më të mirë të këtij universiteti. U shpërndanë numra të rinj telefoni të shoqëruara me çanta Vodafone.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në ambientet e dyqanit Vodafone në Shkodër me pjesëmarrjen e drejtuesve më të lartë të Vodafone Albania, përfaqësues të qeverisjes vendore, biznesit dhe akademik të universitetit Luigj Gurakuqi të qytetit të Shkodrës. Më pas kjo ceremoni ka vijuar në bar restorant grand me një koktej të organizuar për të gjithë të pranishmit./tvklan.al