Lajme Arkiva – TV Klan 2004

Në Vorë u inaugurua përfundimi i punimeve për rikonstruksionin e rrugëve të brendshme të qytetit. Investimi arrin vlerën 150 mijë euro, mundësuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, Bankës Gjermane KFV, si dhe kontributit të Bashkisë së Vorës në të ardhurat e saj në masën 10% të vlerës totale të investimit.

Gjatë ceremonisë kryetar i bashkisë Fiqiri Ismaili, premtoi se projekte të tjera serioze do të realizohen në të ardhmen për transformimin e qyteti.

Fiqiri Ismaili: “Është një rrugë rreth 415 metro linearë, në të cilën është një rrugë e ndërtuar me parametra perëndimor dhe duke kryer tërë studimin në gjithë parametrat që i përkasin një rruge. Bashkia e Vorës, në kuadrin e investimeve është duke kryer investime intensive në disa detyra më prioritare që ka bashkia”.

Të pranishëm në inaugurim ishin përfaqësues nga Ministria e Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit, Ministria e Rregullimit të Territorit dhe Turizmit, si dhe deputeti i zonës së Vorës Zydi Pepa./tvklan.al

Gazetare: Arta Tozaj