Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Një incident i rëndë ka ndodhur sot në mëngjes, në rrugën Nish-Podujevë, afër pikës kufitare të Merdarës. Një autobus me serb është hedhur në erë fill pasi është futur në Kosovë, si kanë thënë zëdhënësit e KFOR-it, me anë të një mjeti shpërthyes të telekomanduar. Bilanci ka qenë i rëndë, 7 të vrarë dhe 23 të plagosur. 10 vetë janë plagosur rëndë dhe janë spital.

Gjenerali i brigadës shumëkombëshe të qendrës, Robert Fright, ka dënuar rëndë incidentin, duke e quajtur atë akt të njerëzve që duan të destabilizojnë Kosovën. Edhe katër serb të tjerë kanë gjetur sot vdekjen në një sulm tjetër kundër një autobusi të eskortuar të serbëve. Ndërkaq Prishtina zyrtare, kreu i UMNIK-ut Hacerup, gjenerali Gabigiozo dhe kreu i departamentit të shtetit amerikan, kanë dënuar sot incidentin, duke e quajtur atë si një akt ekstremist/tvklan.al