Videot e shkurtra janë shumë të zakonshme në platformat sociale dhe mund të ndodhë që të zbulojmë këngë të reja apo artistë nga aplikacione si TikTok dhe Instagram.

Ky i fundit ka nisur të prezantojë një integrim të Spotify që i lejon përdoruesit të shtojnë në listat e tyre këngët që dëgjojnë nga postimet apo Reels.

Nëse në një postim gjendet një këngë dhe shfaqet në fund të ekranit, mjafton të klikosh emrin e këngës që të shfaqet faqja e audios. Një buton i ri shkruan “Add” dhe ka në krah logon e Spotify.

Pas klikimit të këtij butoni, kënga i shtohet listës “Liked Songs” në Spotify. Herën e parë duhen lidhur dy llogaritë me njëra-tjetrën, por më pas gjithçka kryhet me një klikim. Opsioni po bëhet i disponueshëm në të gjithë botën.

Në gusht, përdoruesve të Instagram-it iu dha një mundësi për të shpërndarë vazhdimisht në Spotify këngën që dëgjonin çka në krye të fotos së profilit shfaqet si shënim.

Opsioni i ri i Instagram nuk është risi për TikTok. Platforma e ka mundësuar të njëjtin shërbim që prej vitit të shkuar jo vetëm me Spotify, por edhe me Apple Music dhe Amazon Music./tvklan.al