Muaji Korrik shënoi një rritje të inflacionit duke prekur nivelin 2.5% nga 2.1% që ishte një muaj më parë.
Sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Instituti i Statistikave, peshën më të madhe të kësaj rritjeje e kanë pasur shërbimet arsimore me 4.1% edhe pse pak e pazakontë për muajin e verës.
Pas tyre, rritjen më të madhe të çmimeve e kanë pasur grupi i ushqimeve dhe pijeve joalkoolike me 3.6% kjo e ndikuar nga sezoni veror.
Trend rritës kanë pasur edhe çmimet e pijeve alkoolike dhe duhani me 3% që argumentohen gjithashtu me flukset turistike në zonat bregdetare.
Veshjet dhe këpucët njohën rritje gjithashtu të pasuara nga moblimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja.
Sipas INSTAT, lista mbyllet me çmimet e transportit dhe komunikimit që kanë qëndruar në të njëjtat nivele.
Inflacioni megjithatë mbetet nën nivelin 3% të përcaktuar si synim nga Banka e Shqipërisë.
Tv Klan