Alketa Spartaku: “Në disa media ka pasur keqinterpretime mbi rritjen ekonomike vjetore. Ato janë shprehur se rritja ekonomike krahasuar me një vit më parë është 1.3%. Shifra 1.3% është ndryshimi me 3 mujorin e mëparshëm. Ky tregues shpreh rritjen ekonomike deri në atë periudhë dhe jo në atë vjetore. Pasi për të nxjerrë rritjen vjetore me këtë metodë duhet të vihen në dispozicion dhe të dhënat e 3 mujorit të katërt 2008. Për me tepër PBB-ja 3 mujore nuk ka për qëllim nxjerrjen e asaj vjetore, por shpreh tendencat e ekonomisë duke vazhduar atë në katër 3 mujorë.”/tvklan.al