Ekonomia shqiptare ka njohur rritje pozitive gjatë muajve të fundit të 2008-ës. Pavarësisht krizës botërore që ka ngadalësuar apo shënuar recension në mjaft vende të botës, gjatë 3 mujorit të fundit të 2008-ës është shënuar një rritje ekonomike prej 8,6 % në bazë krahasimi të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Përllogaritja mbërrin nga INSTAT. Sipas INSTAT rënia në sektorin e industrisë është amortizuar nga rritja në degët e tjera të ekonomisë si post-telekomunikacioni, ndërtimi apo shërbimet.
Gjergji Mano: “Krahasuar me një 3 mujor më parë industria ka pësuar 2.2% rënie. Por rritje të konsiderueshme janë shënuar në degën e post-telekomunikacionit me 9.5% shërbimet ndaj popullatës dhe ndërmarrjeve 4.5% dhe ndërtimi me 3.3%. Ndërkohë që krahasuar me 3 mujorin paraardhës rritja e shënuar edhe në degë të tjera të ekonomisë si bujqësia me 1.7%, tregtia me 1.2% dhe transporti 1.7%.”
Rritja ekonomike e tre mujorit të fundit të 2008 krahasuar me tremujorin paraardhës sipas INSTAT është 2,5 %, duke vijuar trendin pozitiv edhe te tremujoreve të tjerë të vitit 2008./tvklan.alGazetar: Fjorald Zguro