Integrimi i Shqipërisë drejt Bashkimit Europian ka një nevojë për ekspertë të politikave agrare dhe zhvillimit rural. Dhe specialistë të këtyre fushave mund të kulifikohen vetëm në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
“Na duhet një armatë ekonomistësh agrarë të cilët janë të specializuar në zhvillim rural dhe zhvillim territorial dhe politika publike që do të jenë personat në terren por edhe në nivel qendror që do ofrojnë të gjithë informacionin i cili më vonë do të negociohet me partnerët e BE-së. Kur flasim për një program studimi, flasim për një program studimi që ndodhet në udhëkryqin e zhvillimit ekonomik të sektorit bujqësor në Shqipëri”.
Sipas Fatmir Gurit, përgjegjës i departamentit të Ekonomisë dhe Politikave të Zhvillimit Rural, ky universitet ka hapur programe studimi pikërisht për të përballuar nevojat që ka tregu i punës dhe ofron edhe diploma duale më universitetet italiane.
“Kemi 6 programe studimi që janë diploma duale në të cilat UBT jep një diplomë të barasvlefshme me universitetet e Tushas në Itali. Një prej programeve më të rëndësishme që ne kemi në fakultetin e Ekonomisë dhe Agrobinzesit që është Ekonomi dhe Politikat e Zhvillimit Rural, program Bachelor të cilin ftoj studentët që ta përzgjedhin sepse vërtet krijon një mundësi unike për të qenë absolutisht i integruar në tregun e punës, një treg i cili kërkon kompetenca specifike që tani mbeten të paplotësuara. Po ju them një fakt, Ministria e Bujqësisë deklaron që ka më shumë se 130 vende pune të paplotësuara për programe studimi që vijnë nga Universiteti Bujqësor i Tiranës”.
Sipas Gurit të gjithë maturantët që zgjedhin universitetin bujëqsor kanë edhe lehtësira në strehim.
“Kemi edhe një grup konviktesh të cilat plotësojnë kushtet më të mira të akomodimit, të njëjta me studentët kudo në Europë, janë kushtet më të mira të mundshme me dhoma individuale të cilat janë të pajisura me ambiente sanitare individuale, me dhoma të përbashkëta studimi, me ambiente të përbashkëta gatimi për të cilat pagesa mujore është vetëm 5000 lekë në muaj”.
Rreth 28 mijë maturantë do të kenë mundësinë që duke nisur nga datat 30 korrik deri më 4 gusht të zgjedhin 10 programe studimi ku duan të garojnë për të ndjekur studimet e larta.
Klan News