5 persona u arrestuan me kërkesë të SPAK në kuadër të një hetimi mbi 1-vjeçar për abuzim me tenderat në Universitetin Bujqësor të Tiranës.
Mes të arrestuarve është dhe administratori i këtij Universiteti, Edmond Tërthorja.
10 të tjerë u vendosën në masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në kuadër të të njëjtit hetim, ndërsa SPAK ka marrë nga Gjykata e Posaçme edhe disa masa sigurimi të tjera në detyrim për t’u paraqitur.
Hetimi i SPAK përfshin një periudhë disa-vjeçare ku janë verifikuar procedurat e tenderave të dhëna nga ky Universitet.
Nga këto hetime që përfshijnë dëshmi dhe të dhëna të dala nga telefonat celularë të sekuestruar, hetuesit thonë se kanë arritur të dokumentojnë abuzime me tenderat.
Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë u zhvillua këtë të martë, teksa SPAK ende nuk ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi rezultatet e këtyre hetimeve.
Tv Klan