Kryeministri Edi Rama, një ditë pas hapjes së kapitullit për politikën e jashtme në Bruksel, si drejtues i këtij delegacioni ka postuar një fotogaleri në rrjetet sociale dhe thotë se e marta ishte një ditë krenarie e marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030.
“Mirëmëngjesi dhe me fotoalbumin e një tjetër dite krenarie të marshimit tonë drejt objektivit historik të anëtarësimit të Shqipërisë në BE brenda vitit 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, tha Rama.
Ditën e djeshme Shqipëria çeli kapitullin e VI të negociatave, në konferencën e tretë ndërqeveritare Shqipëria-Bashkimi Europian. Ky kapitull ka të bëjë me politikën e jashtme, të sigurisë dhe të mbrojtjes.
Kujtojmë se më 15 Tetor, Shqipëria hapi pesë kapitujt e parë të anëtarësimit që trajtojnë çështje themelore si Gjyqësori, të Drejtat Themelore, Drejtësia, Prokurimet, Statistikat, Siguria dhe Kontrolli Financiar.
Klan News