Interi është gati për të mbushur arkat para sezonit të ri. Kampionët në fuqi të Italisë pritet të garantojnë mbi 70 milionë Euro vetëm nga sponsorët e fanellës.
Zikaltërit po diskutojnë detajet e fundit të një marrëveshje me një kompani kriptovalute, e cila do të shkaktojë kështu frymëmarrje të re për arkat e klubit. Sipas asaj që raportohet në mediat italiane, marrëveshje ka të bëj me vlerë 6 milionë Euro në sezon.
Interi gjithashtu ka një sponsor të pjesës së parme të fanellës, e cila thuhet se kap vlerën e 30 milionë Euro në vit. Në vitin 2023, pati gjithashtu një marrëveshje prej 5 milionë Euro në vit me sponsorët e pjesës së pasme të bluzës.
Edhe nga prodhuesi i fanellës, zikaltërit përfitojnë jo pak, por plot 30 milionë Euro për një total që pritet të shkojë deri në 71 milionë Euro. Shifër e konsiderueshme duke parë që zikaltërit i përfitojnë vetëm për pjesët e dukshme të fanellës që do të përdoret në sezonin që do nis në muajin Gusht.
Klan News