Vendimi i FIFA-s për t’i dhënë një vend Inter Miamit në Kupën e Botës për klube, ka shkaktuar reagime të ashpra në Major League Soccer. Institucioni botëror i futbollit akuzohet për favorizim.

Vetë presidenti Gianni Infantino njoftoi se skuadra ku luajnë Lionel Mesi, Luis Suarez, Hordi Alba deh Sergio Buskets është përgjedhur për të qenë pjesë e eventit të rëndësishëm, i cili do të mbahet në SHBA nga 15 Qershori deri më 13 Korrik.

Inter Miami është përfshirë si klub i vendit organizator, e madje do të presë edhe ndeshjen e parë hapëse. Sipas FIFA-s vendimi u mor sepse ekipi nga Florida fitoi Supporsters Shield, trofe që i jepet skuadrës me ecurinë më të mirë në sezonin e rregullt.

Inter Miami vendosi rekord të ri në MLS me 74 pikë të grumbulluara gjatë kësaj faze. Por nga klubet e tjera të MLS mbizotëron mendimi se FIFA ka favorizuar klubin nga Florida, raporton tabloidi “The Mirror”.

Kjo sepse botërori i klubeve ka rezultuar jo tërheqës për sponsorët, të cilët kanë refuzuar të bëjnë oferta për të drejtat televizive. Situata ndryshon tani që pjesë e kompeticionit u bë edhe Lionel Mesi.

Impakti i yllit argjentinas në botë është i madh dhe kompanitë e ndryshme do të kenë tjetër interes për eventin.

Por klubet e tjera ky vendim i ka acaruar, pasi drejtuesit  mendojnë se FIFA ka aplikuar standarde të dyfishta me Inter Miami dhe klubet e tjera.

Klan News