“Dashuria” mes Interit dhe Lautaro Martinez do të vazhdojë. Klubi zikaltër ka njoftuar rinovimin e kontratës me sulmuesin argjentinas.
Interi dhe Lautaro, kanë firmosur zgjatjen e bashkëpunimit mes tyre, deri në verën e vitit 2029. 26-vjeçari është kthyer në një pikë kyçe për trajnerin Inzaghi, ndërsa i është besuar edhe shiriti i kapitenit.
Sezoni i fundit, ishte i shkëlqyer për Lautaron, pasi arriti të shënojë plot 24 gola, ndërsa dhuroi edhe gjashtë asiste për shokët e skuadrës.
Nga marrëveshja e re, sulmuesi bëhet lojtari më i paguar në skuadër, pasi do të përfitojë 9 milionë euro në sezon.
Argjentinasi është pjesë e zikaltërve nga viti 2018, kur u afrua nga Racing dhe nga ajo kohë ka luajtur 206 ndeshje, ndërsa ka shënuar 103 gola në total. /tvklan.al