Ministri i ri i Drejtësisë, Bujar Nishani, deklaron për herë të parë në një intervistë pas emërimit të tij në këtë institucion se problemet që hasen në zbatimin e ligjit dhe dhënies së drejtësisë, vijnë jo vetëm si pasoje e procedurave burokratike, por dhe si mungese e një sistemi të arshivës digjitale të vendime që merren në emër të saj.
Nishani pohon se vetëm në këtë mënyrë mund të ngushtohen mundësitë e abuzimit nga ana e administratës si dhe mund të shmangen sorollatjet e individëve që kanë një konflikt gjyqësor.
Bujar Nishani: “Për të qenë më konkrete, e kam fjalën këtu me disa institucione shumë të rëndësishme që janë në varësi të Ministrisë së Drejtësisë, siç është agjencia e kthimit dhe kompensimit të pronës, apo zyrat e regjistrimit të pasurive të patundshme, apo zyrat e përmbarimit. Besimi i publikut fillon dhe tronditet dhe cenohet kur sheh që institut e ngarkuara me ligj për të ofruar shërbime ndaj tyre nuk përmbushin se pari përgjegjësit dhe së dyti kur shohin që procedura në vend që ta lehtësojnë marrjen e shërbimit, e komplikon, e vështirëson dhe krijon hapësira pastaj për akte abuzimi nga përfaqësuesi i institucionit në raport me qytetarin apo me interesin e qytetarit”.
Procese dhe zhvillimi i tyre në zyra gjyqtaresh, larg syrit të medias dhe të një mungese të plotë të transparencës mes palëve, duket se ka çuar kreun e ri në një zgjidhje emergjente, që ka të bëjë me administrim dhe transparencë në një procesi gjyqësor.
Bujar Nishani: “Ne duhet të ofrojmë tek publikut një proces krejtësisht të mundshëm për t’u verifikuar, për t’u kontrolluar, për t’u parë. Së dyti dokumentimin dhe përfshirjen në një arshive të digjitalizuar të një procesi gjyqësor në mënyrë të tillë që në çdo kohë apo përballë çdo pretendimi të këtë mundësi individi po në tërësi dhe grupet shoqërore të interesuar për të verifikuar procesin dhe procedurën. Për fat të keq shpesh herë procedura shfrytëzohet për të krijuar nuanca apo akte abuzimi”.
Shtyrja pa fund e seancave gjyqësore ka detyruar ministrin Nishani të kërkojë takim me krerë të dhomës së avokatisë, ku sipas tij është diskutuar për ndëryjoren në legjislacion me qëllim shmangien e të gjitha hapësirave ku mund të abuzohet me procedurën nga ana e avokatit .
Bujar Nishani: “Është realizuar çështja themelore, më pas nëse ka abuzime proceduriale, atëherë këto duhen mbyllur me aktet të përcaktuara mirë ligjore apo nënligjore. Me përfaqësues nga gjyqësori, me përfaqësues nga KLD, me përfaqësues nga dhoma e avokatisë, me përfaqësues nga organi i prokurorisë besoj që do të jetë një iniciativë e Ministrisë së Drejtësisë në mënyrë të tillë që të përcaktojmë qartazi se në çfarë momenti mund të ndërhyjmë në pjesën legjislacionit në mënyrë që kushdo që tenton të abuzoj më pas me procedurën, ta ketë këtë hapësirë të mbyllur”.
Për të gjitha këto ndërhyrje dhe ndryshime në legjislacion që stopon korrupsionin dhe shmang procedurat burokratike, kërkohet konsensusi politik pa verdiktin e të cilit të gjitha këto vendimmarrje do të mbeteshin thjesht ide.
Kreu i drejtësisë deklaron se është koha t’i drejtojë një thirrje opozitës, për të qenë pjesë e këtij parlamenti pasi edhe ajo si pjese e politikës, ka jo vetëm përgjegjësi institucionale dhe publike por dhe morale në raport me qytetarin.
Bujar Nishani: “Jam i bindur që argumentet që sot janë mese të qarta dhe të hapura për futjen e opozitës në parlament, janë të tilla që do ta bëjnë të qenësishme dhe të vetëdijshme opozitën në marrjen e vendimeve politike për të cilat ajo në fund të fundit thash ka përgjegjësinë e saj, jo vetëm politike”./tvklan.al
Gazetare: Anduena Llabani