Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Stefan Fule ka shprehur edhe njëherë vlerësim për progresin e Shqipërisë.

Në një intervistë për të përditshmen e Bashkimit Evropian, “Euroaktiv”, Fule thotë se këtë progres e tregojnë faktet se Shqipëria është tashmë vend anëtar i NATO-s dhe se ka aplikuar për të qenë vend kandidat për t’u anëtarësuar në Evropën e Bashkuar.

Gjatë intervistës Fule prek dhe situatën politike. Ai shpreh shqetësimin për mungesën e dialogut politik dhe mungesën e opozitës në parlament, duket theksuar se ky fakt bëhet pengesë për reformat.

Duke ia faturuar përgjegjësinë politikës, Fule thotë se beson që ajo do të tregojë shumë shpejt se ka një demokraci të pjekur.

Fule flet dhe për zhvillimin e Shqipërisë, duke thënë se në këto 20 vjet demokraci vendi ka bërë një progres të jashtëzakonshëm.

Fakti që Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian i ka kërkuar komisionit të përgatisë një opinion është prova e progresit të Shqipërisë, thotë ai, por kjo vijon ai më tej, nuk do të thotë se puna ka mbaruar dhe ky mendoj së është mesazhi më i rëndësishëm për të gjitha vendet e Ballkanit, përfshirë Kroacinë që akoma ka nevojë të çelë negociatat për kapitullin 23 mbi liritë thelbësore dhe drejtësinë./tvklan.al