Lajme Arkiva 2003
Gazetarja: Zoti Ruka a ka pasur ndonjë incident që pas komunikimit të fundit?
Et’hem Ruka: Jo nuk ka pasur asnjë incident. Unë mund të konfirmojë të gjitha procesverbalet e qendrave të votimit. Janë bërë të gjitha llogaritjet, kandidati ynë ka fituar me më shumë se 3000 vota mbi forcat e tjera politike. Ajo që është më interesante është se Partia Socialiste si subjekt ka fituar gati 52% të votave çfarë tregon se votat e Partisë Socialiste përputhen pak a shumë me votat që kanë marrë kandidatët.
Blendi Fevziu: Mund ta pyesësh zotin Ruka sa ka qenë numri i votuesve?
Et’hem Ruka: Nuk është vetëm Bashkia e Durrësit, ne i kemi fituar të 4 bashkitë e Durrësit, kemi fituar shumicën e komunave të tyre, kemi fituar gjithashtu Bashkinë e Krujës dhe një pjesë të mirë të prefekturave të kësaj komune.
Gazetarja: A keni ndonjë informacion për sa i takon Korçës?
Et’hem Ruka: Unë pres të informohem, kam dëgjuar vetëm lajmet nga televizioni.
Blendi Fevziu: Zoti Ruka mund t’ju bëj një pyetje? Sa ka qenë numri fizik i votave në Durrës? Sa ka qenë numri fizik i votuesve.
Et’hem Ruka: E kam të vështirë tani të flas me shifra të sakta, por unë di që kandidati ynë ka më shumë se tre mijë e disa vota mbi të gjitha subjektet e tjera, po konkretisht sa është numri i tij i vizitave? Këtë nuk mund ta them dot me hollësi nëse dëshironi mund të informohem dhe në një moment të dytë mund t’ju informojë.
Blendi Fevziu: Po zoti Koka e dini sa ka fituar?
Et’hem Ruka: Zoti Koka ka fituar mbi 3000 vota mbi kandidatët e tjerë./tvklan.al