Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Janë nisur sot për në Slloveni një pjesë e futbollistëve të ekipit tonë kombëtar që ndodhen në Shqipëri dhe ekipi i Shpresave për të zhvilluar takimet e prapambetura për eliminatorët e EURO 2000. Para nisjes intervistuam dy trajnerët e ekipeve, Astrit Hafizin dhe Bujar Kasmin.
Astrit Hafizi, trajneri i Kombëtares:- “Pas asaj bisede që kemi bërë me lojtarët sot ata janë në hotelin në Ljubjanë ku na presin. Normalisht do të fillojmë stërvitjen sot pasdite dhe përfundimisht ditën e nesërme unë do të përcaktoj edhe formacionin për ndeshjen duke pasur parasysh ato mungesa që kemi dhe tashmë janë bërë të ditura, duke patur parasysh që nga ndeshjet që vijnë këto lojtarë mendoj që nuk kanë asnjë dëmtim, si në këto në Gjermani ashtu dhe ato të Greqisë për kupën e Greqisë. Shpresoj që gjendja të jetë e mirë optimale pastaj për problemin e ndeshjes mendoj që do përcaktohet përfundimisht ditën e mërkurë dhe mënyra e lojës, edhe lojtarët që do të përfaqësojnë 11-shen”.
Bujar Kasmi, trajner i Shpresave:- “Jemi të mendimit që akoma forma sportive e futbollistëve nuk ka arritur nivelin që premtojmë në dhe vete trajneri për vetë faktin se trajnerët si objektiv të tyre kanë datën 18 Shtator fillimin e kampionatit. Pra kemi të bejmë me një moment në të cilin kërkohen dy kulme. Kulmi i asaj që kërkojmë në ekipin kombëtar për të pasur një formë sportive dhe objektivat primare që kanë skuadrat dhe vetë trajnerët e kategorisë parë për fillimin e kampionatit më 18 Shtator. Shpresojmë që skuadra të impenjohet maksimalisht duke paraqitur ato vlera që ruan në vetvete futbolli jonë kombetar”./tvklan.al