Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Zoti Koka, tashmë është mbyllur procesi i votimit, madje në disa zona është numëruar dhe pjesa më e mirë e fletëve të votimit. A ka informacione nga komisionerët tuaj në lidhje me rezultatet e votimit këtu në qytetin e Durrësit?

Lefter Koka:- “Unë jam në pritje të këtyre rezultateve, kaloi njëra fazë e keqparalajmëruar nga disa media profesioniste, që në Durrës mund të ndodhin edhe trazira, fakti është që qyteti i Durrësit, ashtu siç është një qytet 3000 vjeçar, diti të votojë dhe për mua kjo është faza e parë dhe është më pak i rëndësishëm rezultati, se sa kjo që ndodhi dhe mbaroi përfundimisht në Durrës, u bë një votim qytetar, qytetarët e Durrësit votuan të lirë dhe kush do të jetë qytetari do t’i shtrëngojmë dorën njëri-tjetri”.

Gazetarja: Komisionerët e PD dhe kryesisht Partisë Demokrate Reformatore kanë shprehur dhe disa ankesa, kontestime të vogla në lidhje me procesin e votimit, sidomos në orën e fundit të këtij procesi. Po komisionerët tuaj a kanë pasur të tilla konstatime?

Lefter Koka:- “Sigurisht nëse i vutë re, sot lista e votimeve saqë kutitë nuk i merrnin, ishte aq e madhe saqë, nëse do të evidentohej njerëz aq më shumë që ankohen, sigurisht që do të ketë shumë probleme. Këtu shpesh gjërat vijnë dmth. komisionerët janë pasqyrë e kandidatëve, kështu që sigurisht besoj dhe ju si TV Klan, ndoshta dhe jashtë dëshirës tuaj, ndodh dhe kështu”.

Gazetarja: megjithatë në qytetin e Durrësit kanë votuar pak qytetarë, nuk është arritur 40% sipas të dhënave paraprake. A mendoni se qytetarët e Durrësit ata në moshë madhore për të votuar nuk e kanë gjetur vetën të përfaqësuar në kandidatët, qoftë të majtë, qoftë të djathtë, përfshirë dhe ju?

Lefter Koka:- “Unë do t’ju lutesha të mos paragjykoni asgjë. Televizioni juaj ka që në mëngjes që paragjykon si ndodhin ngjarjet. Të mbarojnë zgjedhjet, të evidentohen sa kanë votuar, të evidentohen rezultatet dhe atëherë, i takon çdo media, të japi rezultatin e saj”.

Gazetarja: Atëherë le të ndalemi tek rezultatet, meqenëse ju në tryezën tuaj të punës keni dhe disa rezultate të paraqitura nga disa komisionerë. A mund të na besoni ndonjërën prej tyre për të mos paragjykuar?

Lefter Koka:- “Duke mos iu besuar asnjërën prej tyre do t’ju thoja që jam fitues”./tvklan.al

Gazetare – Aranita Brahaj