Emmanuel Egbo mbërriti në Shqipëri në vitin 2001, duke u aktivizuar me ekipin e Tiranës me të cilin u shpall dy herë kampion dhe fitoi një kupë. Portieri nigerian luan tashmë në Ballsh dhe është kthyer në hero pasi me lojën e tij ndihmoi Bylisin të ringjitej në kategorinë superiore pas 5 vitesh mungesë.

Emmanuel Egbo: “Nuk jam bërë pishman që kam zgjedhur ekipin e Bylisit, ju e dini se njerëzit shqiptar e kanë një mikpritje në të gjithë vendin në Shqipëri dhe ashtu si kam pasur në Tiranë ashtu kam pasur dhe në Bylis. Njerëzit në këtë qytet janë si familja ime.”

Vitet e kaluara në Shqipëri nuk kanë qenë thjesht punë për 34-vjeçarin i cili tregon se ka pasur edhe të fejuar në Tiranë.

Emmanuel Egbo: “Kam qenë i fejuar me një vajzë në Tiranë, nuk jam martuar akoma.”

Gazetari: “E ke akoma vajzën?”

Emmanuel Egbo: “Kjo është pyetje personale nuk mund të përgjigjem.”

Ekbo i tërhequr nga futbolli shqiptar mendon që karriera e tij të vijojë më tej.

Emmanuel Egbo: “Pas kampionatit do të flas sërish me presidentin Besnik Kapllani, unë mendoj se do ta vazhdojë me ekipin e Bylsit në kategorinë Superiore.”

Bylisi skuadër e cila ka debutuar në nivelin më të lartë të futbollit shqiptar në vitin 1997, ka pasur edhe 2 përfaqësime në kupat e europës. Suksesi më i madh në kampionatin vendas ka qenë në sezonin 1998-99 kur e mbylli në vendin e tretë./tvklan.al

Gazetar: Endrit Sauku