Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Gazetarja: Zoti Gjinushi, duke pasur parasysh zhvillimet e fundit politike në vend, sipas jush kush do të ishte zgjidhja e krizës?

Skënder Gjinushi:- “Tani për partinë tonë, vlerësimi është që me kohë ka një krizë, që reflektohet në politikë të qëllimshme për të çarë të majtën dhe për çuar gradualisht pushtetin nga e djathta. Ne këtë e kemi deklaruar që para një viti. Shumë socialistë, shumica e tyre dhe shumë të majtë e kanë kuptuar që me këtë lloj politike, nuk mund të shkohet larg, që me këtë lloj politike shkohet vetëm drejt çarjes, shkohet vetëm drejt zbehjes së të majtës dhe shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme, por jo për t’i fituar, por për t’i humbur ato. Prandaj e vetmja zgjidhje është që socialistët të pranojnë dhe e majta, që u duhet një qeverisje që nuk i çan, por i bashkon. I duhen metoda qeverisëse që nuk i çajnë, por i bashkojnë, metoda qeverisje, që qeverisin Shqipërinë dhe jo kongresin, apo pushtetin e një klani apo të një grupi të caktuar. Është urgjente krijimi i një qeverie që e çon PS paqësisht në kongres, e një qeverie të paanshme, më tej me rezultatin e kongresit shpresohet që me një drejtim të ri të kemi edhe një pozicionim të ri të PS, si ndaj vetes edhe ndaj të majtës”.

Gazetarja: Duke pasur parasysh dhe takimin e djeshëm mes socialistëve, a e shihni Fatos Nanon në krye të një qeverie të shumicës?

Skënder Gjinushi:- “Tani për PSD është Fatos Nano që ka punuar sistematikisht për të çarë të majtën, ka të tjera qëllime politike, ku thotë, që pushteti i vetë është më i rëndësishëm, se sa pushteti i të majtës dhe të gjitha këto qëndrime vënë në pikëpyetje qëndrimin e tij, në krye të një mazhorance të majtë”./tvklan.al

Gazetare – Arta Tozaj