Sonila Meço: “PS-ja u gjend në një site note, unë e thash në limit të afateve kushtetuese. Ju si e komentoni këtë thyerje të bojkotit sot?”

Ylli Manjani: “Pa diskutim me vjen mirë që grupi i deputetëve, ndonëse politikisht në mënyrë gjysmake vendosi më në fund ti bashkohet rrugës së kushtetutës, rrugës që sugjeron kushtetuta, duke braktisur rrugën e verbër të dhunimit të saj. E them në mënyrë gjysmake politikisht sepse është ende e pa qartë për hir të së vërtetës, çfarë do ndodhi me të bërit opozitë në këtë vend dhe aq më tepër me kualitetin e opozitës, por kjo është një diskutim shumë i gjatë që meriton vëmendjen e duhur. Me gjestin e hyrjes në Parlament deputetët socialist në mënyrë të urtë dhe të mençur do thosha, po kontribuojnë për Shqipërinë për hir të së vërtetës sepse jemi në vitin më të rëndësishëm historik të Shqipërisë është viti kur po përflitet që do mund të lëvizim lirisht, të gjithë shqiptarët do mund të lëvizim lirisht në Europë, lëvizjen e lirë që tashmë e dëshirojmë të gjithë. Pas 6 muajsh rropatje boshe si rezultat i orientimit politik të gabuar që zoti Rama i ka bërë PS-së tashmë shpresojmë që PS-ja do të rikthehet në normalitetin dhe do ti rikthejë, gjithashtu do të kontribuojë për normalitetin politik të jetës në vend. Unë këtu në këtë pikëpamje e shoh si një hap të mirë, megjithëse është ende politikisht gjysmak.”

Sonila Meço: “6 muaj atëherë një betejë e humbur e PS-s në kërkim të hapjes së kutive të votimit dhe pas këtij presioni të jashtëzakonshëm ndërkombëtar dhe deputetëve të “Lëvizjes për mendimin ndryshe”, çka të lë të kuptosh që brenda PS-s ujërat nuk janë të qeta pas kësaj?”

Ylli Manjani: “Sigurisht që nuk janë të qeta, është e vërtetë që është kohë e humbur. Rendja e pas alibisë politike në lidhje me hapjen e kutive të votimit realisht e ka shkëputur PS-në nga problemet që ka vendi, nga problemet e të bërit opozitë në këtë vend dhe vend për të bërë opozitë në këtë vend ka plot. Për hir të së vërtetës duhet të pranojmë që qeverisja e vendit ka kapur edhe për ngjarje të njohura në publik, ka kapur ekstreme të cilat nuk duhej të kapte dhe kjo ka ardhur për shkak të faktit se kontrolli parlamentar mungon dhe kontrolli parlamentar mungon sepse mungon opozita. Dua të kuptojmë që pas humbjes së zgjedhjeve që erdhën kryekëput për faj të drejtimit të gabuar të zotit Rama. PS ka lëshuar shumë terren politik në 6 muajt e fundit. Në mënyrë të veçantë tek votuesit që nuk janë militant sepse ato bëjnë dallimin. Imazhi i PS-së në 6 muajt e fundit është dëmtuar rëndë do thosha, është në prag katastrofe. Në mënyrë të veçantë ky imazh është dëmtuar një mjedisin ndërkombëtar, në dashamirësit, në partnerët që ndihmojnë dhe asistojnë Shqipërinë, por edhe jetën e brendshme të PS-s. Përçarja e të majtës, shpallja e disa elementëve shumë të rëndësishëm në të shkuarën dhe të sotmen e PS-së si armiq të PS-s nga ana e zotit Rama. Braktisja e zgjedhjeve që bëri PS-ja, zgjedhje të pjesshme lokale që bëri PS-ja, kanë krijuar idenë e një partie elektoralisht të paaftë për të fituar ndonjë betejë elektorale. Kështu që PS-ja për shkak të këtij drejtimi të gabuar, për fatin e keq, jo vetëm që po përjeton katastrofat elektorale dhe politike që kanë ndodhur, por tashmë ajo po drejtohet drejt katastrofave të ardhshme dhe në këto kushte ku jemi mendoj që ka ardhur koha që zoti Rama në respekt të përgjegjësive që i jep detyra e kryetarit të PS-s duhet menjëherë të japë dorëheqje. Dëshmon paaftësi për të fituar zgjedhje në këtë vend dhe ky është misioni i një partie politike. Unë jam i mendimit që PS-ja i ka borxh zotit Rama një falënderim për kontributin e derisotëm që ka dhënë në krye të PS-s në mënyrë të veçantë për rikthimin e besimit pas katastrofës elektorale të vitit 2005 dhe në qoftë se vërtetë zoti Rama e meriton ose kërkon ta meritojë këtë mirënjohje apo falënderim të PS-së, ky është momenti për ta marrë këtë mirënjohje duke dhënë dorëheqjen. Sepse rrugë tjetër për të ardhmen e PS-s nuk ka dhe nuk është çështja thjesht dhe vetëm PS-ja, në qoftë se dorëheqjen e tij zoti Rama e vonon në kohë, pra do presim derisa të ndodhi katastrofa e radhës. Nuk është fjala më për të ardhmen e PS-së dhe të majtës, por është fjala për të ardhmen e pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri.”/tvklan.al