Shtetet e Bashkuara të Amerikës akuzojnë Iranin se ka komplotuar për vrasjen e Donald Tramp para zgjedhjeve presidenciale. Departamenti Amerikan i Drejtësisë ngriti sot akuza ndaj një personi dhe 2 bashkëpunëtorëve të tij.
Sipas dokumenteve të publikuara, kanë qenë zyrtarë iranianë të Gardës Revolucionare që i kërkuan në Shtator personit të akuzuar të fokusohej në vëzhgimin dhe vrasjen e Trump. Farhad Shakeri njoftoi autoritetet amerikane duke u shprehur se nuk kishte qëllim zbatimin e urdhrit. 51-vjeçari është tashmë i lirë në Iran.
Ndërsa 2 personat e tjerë e ndihmuan atë në përpjekjet për të vrarë një shtetase amerikano-iraniane në Nju Jork. Donald Tramp u shpëtoi 2 atentateve gjatë fushatës elektorale, por nuk ka të dhëna nëse pas tyre ka qenë Irani.
Tv Klan