Lajme Arkiva – TV Klan 2003

Katër ish-drejtues të SHISH hedhin në gjyq kreu e këtij institucioni Kujtim Hysenaj. Paditësit janë ish-numri 2 i SHISH-it Sokol Bare dhe drejtuesit e departamenteve të ndryshëm në këtë institucion, Adriatik Muho, Artan Meçi dhe Frederik Ymeri.

Dy prej paditësve kanë gradën kolonel dhe i janë drejtuar Gjykatës së Tiranës me pretendimin, se rreth dy muaj më parë, pasardhësi i zotit Fatos Klosi, i ka liruar nga detyra, pa i komunikuar motivin konkret dhe datën kur ata kanë kryer shkeljen për të cilën janë ndëshkuar. Sipas burimeve të konfirmuara mësohet, se nga ana e këtij institucioni ish-drejtuesve u është thënë, se data e shkeljes nuk mund të thuhet, pasi përbën sekret institucional.

Procesi gjyqësor ku Shërbimi Informativ Shtetëror përfaqësohet nga një jurist është zhvilluar me dyer të mbyllura. Aktualisht, 4 ish-drejtuesit e departamenteve të ndryshëm në SHISH, janë të papunë dhe janë liruar nga detyra njëri pas tjetrit, në një distancë të vogël kohore./tvklan.al