Lajme Arkiva 2003
Burime brenda Partisë Socialiste konfirmojnë faktin se rival para kryetarit aktual të partisë Fatos Nano do të jetë ish presidenti i republikës Rexhep Meidani. Lajmi pritet të bëhet publik këto ditë nga vetë anëtari i Partisë Socialsite Meidani. Ndërkohë që sekretari i përgjithshëm i partisë Ruçi deklaron:
Gramoz Ruçi: Do të ketë kandidatë por sot unë jam sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialsite nuk ka depozituar dhe nuk ka asnjë deklarim të asnjë dhe të askujt që do të kandidojë për kryetar të Partisë Socialiste.
Kandidatura e mejdanit gjen mbështetje të socialistët të cilët e konsiderojnë konkurrimin të ligjshëm dhe normal.
Spartak Braho: Duke patur parasysh kjo thekson karakterin progresiv dhe mjaft demokratik të Partisë socialiste. Natyrisht në këtë kandidatura të shfaqura dhe që do të shfaqen në të ardhmen deri më tani spikat ajo e Meidani.
Lekë Çukaj: Jo vetëm zotin Meidani por edhe shumë të tjerë unë i shikojë si kandidaturë alternative për të konkurruar dhe do të ishte zhvillim demokratik në Partinë Socialiste që të gjithë ata që e mendojnë veten të aftë për të drejtuar partinë të futen në garë./tvklan.al