Ish të dënuarit dhe të përndjekurit politik nga sistemi komunist, paralajmërojnë se do të hidhen në grevë urie në rast  se kuvendi nuk miraton projektligjin që  njeh dëmshpërblimin për vuajtjet e tyre.

Nëse nesër në orën 6:00 nuk aprovohet në parlament, ne do të marrim iniciativa të mëtejshme por gjithmonë në mënyra demokratike, duke vazhduar me protesta, me grevë urie.

Përfaqësuesit e shoqatës, shprehen se shteti dhe organizmat ndërkombëtar u njohin pafajësinë për vitet e burgut dhe përndjekjes politike në regjimin komunist, ndaj presin të ardhurat si gjithë të tjerët që kanë përfituar edhe pas viteve 90 paratë.

“Po Paranit Çela, Ramiz Alia, në burgun që u dënuan kudo morën pafajësinë dhe morën dëmshpërblim për burgun që bën”.

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Bode garanton nga ana tjetër se grupet parlamentare të opozitës në kuvend do të mbështesin protestat e ish të përndjekurve./tvklan.al