Rrjedhja e gazit, incidenti më i shpeshtë në banesa
Përdorimi i sigurt i bombolave të gazit në banesa dhe biznese duhet të bazohet tek kontrolli teknik i tyre. Riza Dokaj nga Inspektorati Shtetëror Teknik Industrial shprehet se për të shmangur incidentet, bombolat duhet të kolaudohen çdo 5 vjet.
“Të gjitha bombolat që përdorin qytetarët duhet t’i kenë të kontrolluara dhe ka subjekte të licencuara që e bëjnë këtë lloj kolaudimi/certifikimi. Në çdo bombol ka të stampuara datën e kolaudimit dhe peshën që ka bombola.”
Rrjedhjen e gazit e veçon si një nga incidentet më të shpeshta në banesa dhe biznese.Dokaj shprehet se instalimi i bombolës është një element i rëndësishëm që garanton sigurinë, ndaj duhet të kryhet nga persona të autorizuar dhe jo nga vetë qytetarët.
Tv Klan