Gazetarja: Cili do të ishte qëndrimi juaj në lidhje me krizën aktulale që ka përfshirë qeverisjen në Shqipëri?
Ismail Kadare: “Qëndrimi im nuk mund të jetë veçese qëndrim i përgjithshëm, të gjithë njerëzit janë në një mëndje që këtu ka shumë tension politik, ka shumë temperaturë të lartë të vendit, në gjëndje të tilla është shumë vështirë që të zgjidhen me gjakftohtësi problemet dhe të themë të drejtën nuk është e këndëshme të gjindesh në Shqipëri në një gjëndeje kaq të tensionuar dhe nervoze. Unë jam shkrimtrar dhe për fat të keq shpesh një pjesë e madhe e medjave shpejtojnë të më bëjnë pyetje politike, kjo është e pashmangshme nuk themë, por ja tani përshëmbull unë kam ardhur të asistoj një lexim letrar dhe papritur ju më bëni këtë pyetje dhe vërtetë nuk jam në gjëndje të themë ndonjë gjë shumë të përcaktuar, sepse janë gjëra që dihen, të gjithë jemi dakort që kjo është një gjëndje shumë e tensionuar, nervoze, shumë e lodhshme, që na lodh të gjithëve, nuk na lë të punojmë, nuk po themë vetëm ne që jemi të anës humanitare të çështjeve, por nuk lë besoj as ekonomistët, as biznesmenët, as njerëzit e thjeshtë, as njerëzit e komplikuar, të gjithë i ngatërron. Unë shpresoj që Shqipëria vërtetë të dali nga një gjëndje e tillë”.
Gazetarja: Cili do të ishte pozicioni juaj në lëvizje të tilla siç është ajo mjaft, apo në protesta të ndryshme që kanë përfshirë vendin në përgjithsi për probleme të cilat janë jetike? Kemi mësuar se ju jeni kandidat për kryetar nderi në lëvijen “Mjaft”.
Ismail Kadare: “Kjo lëvizje më ka tërhequr vëmëndjen, e kam ndjekur, më pëlqen, vetë ideja e saj për të lëvizur gjëra, për të shtyrë përpara gjërat që kanë ngecur, probleme që janë vitale dhe themelore për popullin tonë, për jetën tonë. Me sa kam ndjekur unë, ata janë një lëvizje e gjërë me probleme serioze siç është përshëmbull problemi i arsimimit në Shqipëri që e kanë ngritur, është trragjike kur mendon se nxënës shqiptarë sot në mijëvjeçarin e 3, braktisin shkollat, nga një vend i kuluturar vendi jonë shkulturohet gradualisht, kjo gjë duhet të mos vazhdojë, ti thuhet mjaft siç është dhe emri i lëvizjes. Është e vërtetë që më kanë propozuar të jemë kryetar nderi i bordit këshillues, unë e kam pranuar sepse më është dukur fisnike ajo që bëjnë dhe dëshira gjithashtu./tvklan.al