Dy motra me origjinë shqiptare kanë rënë nga dritarja e banesës së tyre në katin e katërt të një pallati në lagjen Sampierdarena në Xhenova të Italisë.

Ngjarja e rëndë është regjistruar rreth orës 7 të mëngjesit të kësaj të marte dhe në momentin që ka ndodhur në banesë kanë qenë dhe 4 fëmijët e të ndjerës.

Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, njëra prej motrave e moshës 32-vjeç ka ndërruar jetë menjëherë, ndërsa tjetra ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore.

Po referuar lajmeve të mediave të vendit fqinj, dyshimet janë se viktima e kësaj ngjarje ka tentuar të vetëvritet dhe motra e saj është përpjekur për ta ndalur, por kanë rënë të dyja.

32-vjeçarja shqiptare që humbi jetën, mësohet se ishte në proces divorci, e pikërisht kjo dyshohet se e ka shtyrë atë të ndërmarrë aktin e vetëvrasjes pas frikës se mund të humbte kujdestarinë e 4 fëmijëve.

Tv Klan