Pas muajsh bllokimi, ka shenja se Izraeli dhe Hamasi mund të jenë pranë një marrëveshje që do të çojë në armëpushim dhe lirimin e pengjeve.
Një zyrtar i lartë palestinez i përfshirë në negociatat indirekte tha se bisedimet ishin në një “fazë vendimtare dhe përfundimtare”.
Edhe ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, tha gjithashtu se një marrëveshje është më afër se kurrë.
Në javët e fundit, SHBA, Katari dhe Egjipti kanë rifilluar përpjekjet e tyre ndërmjetësuese duke raportuar gatishmëri më të madhe nga të dyja palët në këtë luftë 14-mujore për të përfunduar një marrëveshje.
Tv Klan