Izraeli dhe Hamasi kanë pranuar marrëveshjen për të ndalur luftimet në Gaza, për të liruar pengjet izraelitë si dhe të burgosurit palestinezë.

Mediat ndërkombëtare si CNN dhe BBC bëjnë të ditur se zbatimi i marrëveshjes pritet të nisë të dielën.

Hamasi ka thënë se do të lirojë 33 pengje izraelitë gjatë gazës së parë. Qindra të burgosur palestinezë pritet të lirohen nga Izraeli në të njëjtën kohë.

Lirimi i pengjeve izraelitë nga Hamasi do të ishte faza e parë e marrëveshjes së armëpushimit. Kjo gjë pritet të ndodhë brenda 16 ditëve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes së armëpushimit.

Pas kësaj kohe, do të jenë negociatat e fazës së dytë me synimin për t’i dhënë fund luftës më shumë se 1-vjeçare.

Marrëveshja për arritjen e armëpushimit është zhvilluar me ndërmjetësimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit.

/tvklan.al