Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz, ka pranuar për herë të parë publikisht se Izraeli vrau shefin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Katz tha se Izraeli i dha një goditje të rëndë boshtit të së keqes dhe ne do t’i japi një goditje të rëndë organizatës terroriste Houthi në Jemen.

“Këto ditë, kur organizata terroriste Houthi qëllon me raketa në drejtim të Izraelit, unë dua t’u përcjell atyre një mesazh të qartë: Ne kemi mundur Hamasin, kemi fituar mbi Hezbollahun, kemi shkatërruar sistemet mbrojtëse të Iranit dhe kemi dëmtuar sistemet e prodhimit, ne kemi përmbysur regjimin e Asadit në Siri, dhe gjithashtu do t’i japim një goditje të rëndë organizatës terroriste Houthi në Jemen. Do të dëmtojmë infrastrukturën e tij strategjike dhe do t’i vrasim liderët e tyre ashtu siç bëmë me Haniyeh, Sinwar dhe Nasrallah në Teheran, Gaza dhe Liban.”

Haniyeh u vra në një ndërtesë ku po qëndronte në kryeqytetin iranian në një sulm që i atribuohet gjerësisht Izraelit. Vrasja e Haniyeh ngjalli zemërim në të gjithë Palestinën dhe ngjalli frikën e një konflikti më të gjerë rajonal pasi Udhëheqësi Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei premtoi “ndëshkim të ashpër” si hakmarrje.

Nga ana tjetër gjatë ditëve të fundit, Houthi-t kanë kryer sulme të shumta raketore mbi Izraelin duke përfshirë një sulm në Tel Aviv javën e kaluar në të cilën grupi përdori një raketë balistike hipersonike.

Ndërkaq kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu për herë të parë ka bërë të ditur se ishte bërë njëfarë përparimi drejt arritjes së marrëveshjes për një armëpushim në Gaza me Hamasin, por nuk dha një afat kohor se kur do të arrihet një marrëveshje.

Në enklavë forcat izraelite vazhdojnë sulmet e tyre në Spitalin Kamal Adëan në Gazën veriore të rrethuar, ku shpërthyen automjete me telekomandë dhe duke plagosur të paktën 20 pacientë dhe staf mjekësor.

Klan News