Femrat kanë një aksesor të përditshëm të jetës së tyre, çantën e dorës. Kjo çantë, sigurisht që është e mbushur plot me produkte të femrave, si kremra, buzëkuq, parfum, letra etj.

Mirëpo ajo çfarë ndodh brenda kësaj çante, është diçka shumë e pakëndshme. Sipas raporteve, nëse ju nuk e keni pastruar çantën tuaj për njëfarë kohe, ajo mund të jetë kthyer shtëpia e 10.000 llojeve të ndryshme të baktereve.

Një studim i ri gjerman, ka gjetur se janë deri ne 10.000 baktere të ndryshme, të pranishme në vetëm disa centimetër katror të çantës, e cila e bën atë më të pistë se ndenjësja e tualetit. Universiteti i Kolorados në “Boudler”, e ka publikuar këtë studim, duke vënë në dukje se 4.700 lloje të ndryshme bakteresh jetojnë në duart e njeriut dhe se duart tona prekin çdo gjë dhe gjithçka që ndodhet brenda kuletës.

Njerëzit gjithashtu kanë tendence për të përdorur çantën e tyre si kosh plehrash. Femrat fusin në çante pjesë të mbetura nga ushqimi, të cilat përzihen bashkë me mbetjet kozmetike. Teste të shumta të higjienës të kryera në vitin 2013, kane gjetur se produkti më i pistë në një çante femrash janë shishet e vjetra të kremit të duarve.

Gjithashtu, këto teste kanë treguar se çantat e lëkurës origjinale janë më të sulmuarat nga bakteret, pasi në lëkurë krijohen edhe kushtet më të përshtatshme për bakteret.

Roxana Pelka, menaxhere e partnerëve online të “Kompanisë se Pastrimit” thotë për “Metro.Uk”: “Vijnë në kontakt të rregullt me duart tona, çantat , kështu që rreziku i transferimit të mikrobeve të ndryshme mbi to është shumë i lartë, sidomos nëse këto çamta pastrohen rrallë”./

tvklan.al