Kryetari i BDIsë z. Ali Ahmeti ka takuar sot në Kuvend Frederica Mogherini, Nënkryetare e Komisionit Evropian dhe Përfaqësuese e Lartë për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë të Bashkimit Evropian.

Ahmeti theksoi që për 16 vite kemi punuar bashkë dhe çdo e arritur është e përbashkët me BE-në, NATO në dhe SHBA-në. Ne kemi qenë, jemi dhe do mbetemi partner të komunitetit ndërkombëtar. Kriza institucionale dhe sistemore nuk guxon të kthehet në krizë ndëretnike dhe ne do të mbetemi të përkushtuar për të arritur zgjidhje politike. Sundimi i së drejtës, shteti ligjor, institucione të besueshme, përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe ndërfqinjësore si dhe integrimi në NATO dhe BE janë prioritete tona, nënvizoi Ahmeti.

Mogherini shprehu vlerësim për rolin dhe qasjen tonë konstruktive në këtë krizë të rëndë duke theksuar që Bashkimi Evropian është pranë nesh në përpjekjet për ta zgjidhur krizën, ndërsa theksoi nevojën për të vijuar dialogun tonë./Tetova Sot