Më 12 Maj, kryeministri Edi Rama do të vizitojë Athinën, ku do të takojë emigrantët shqiptarë atje.
Pavarësisht aludimeve në mediat greke, ku thuhej se ende nuk ka asnjë hapësirë të rezervuar për kryeministrin shqiptar, ky i fundit e ka rikonfirmuar takimin e rëndësishëm.
Në Facebook, ai ka ndarë dy foto të tij nga takimi i parë me shqiptarët në Athinë si kryetar i opozitës në vitin 2006. Krahas tyre, shkruan se në 18 vjet shumë gjëra kanë ndryshuar, por ndalet veçanërisht te thinjat e tij dhe te rrugëtimi i vështirë i shqiptarëve që emigruan në Shqipëri.
“Shumë gjëra kanë ndryshuar në 18 vjet, por dy më të sigurtat që lidhen edhe me këto foto janë, që mua s’më ka mbetur asnjë fije floku e zezë dhe që pasi kaluan detin në këmbë si udhëtarët e paepur të rrëfimeve të lashta, shqiptarët e Greqisë janë sot një histori krenarie kombëtare, qytetarie europiane dhe suksesi të pamohueshëm”, thotë kreu i qeverisë.
Vizita e tij e planifikuar prej kohësh, ka theksuar ai më herët, do bëhet për t’u angazhuar me shqiptarët që jetojnë jashtë vendit e për të ndarë me ta krenarinë e atdheut dhe vizionin “Shqipëria 2030”./tvklan.al