Prodhuesi i makinave luksoze, Jaguar ka zbuluar logon e re pas prezantimit të ri si një markë automjetesh elektrike. Në vitin 2021, kompania njoftoi që do të kalonte në prodhimin e makinave elektrike.
Marka britanike do të prezantojë tri makina të reja elektirke në vitin 2026 pas tërheqjes së makinave të reja më shumë se një vit më parë si arsye për t’u përqendruar në ridizenjimin e markës.
Jaguar zbuloi logon e re dhe sloganet e reklamimit si “fshi të zakonshmen”. Logoja e re tashmë shkruhet JaGUar dhe përshkruhet si “përzierje e patëmetë e gërmave të mëdha e të vogla në harmoni vizuale”.
Drejtori i menaxhimit tha se tërheqja e makinave të reja ishte “e qëllimshme” pasi kërkonte krijimin e një pengese mes modeleve të vjetra dhe të reja.
“Na duhet të ndryshojmë perceptimin e njerëzve për atë që Jaguar përfaqëson. Kjo nuk është diçka e drejtpërdrejtë, e lehtë për t’u bërë. Kështu që të pasurit e një pushimi mes të vjetrës dhe së resë është shumë e dobishme”.
Marka e re e Jaguar përshkruhet si “fantaziste, e guximshme dhe artistike” si dhe “unike dhe e patrembur”. Makina e parë që do të prezantohet do të jetë një GT me katër dyer e ndërtuar në Solihull në Mbretërinë e Bashkuar./tvklan.al