Pasi shkaktoi polemika me reklamën e fundit prodhuesi britanik i mjeteve Jaguar ka prezantuar makinën e re elektrike, e cila ka shkaktuar sërish reagime në internet.
Siç raporton BBC, disa ndjekës e kanë cilësuar modelin Type 00 magjepsës ndërsa të tjerë përdorues thonë që drejtuesit e kompanisë duhet të bëjnë më shumë për dizajnin e makinës.
Makina e re Jaguar vjen në dy ngjyra rozë dhe blu. Logoja e re është e gdhendur me lazer në një shufër bronzi në secilën anë të makinës, të cilat hapen për të zbuluar kamerat e pasme që ofrojnë një pamje shumë të mirë për shoferin. Veçoritë më të spikatura, përveç ngjyrave, përfshijnë mungesën e xhamit të pasmë.
Edhe pse çmimi ende nuk është konfirmuar, kjo makinë e re e Jaguar pritet që të kushtojë më shumë se 100,000 £.
Klan News