Ndonëse është një prej vendeve prodhuese më të mëdha të naftës në Europë, Norvegjia kaloi çdo pritshmëri lidhur me automjetet elektrike.

9 prej 10 makinave që u shitën përgjatë 2024-ës në vendin nordik ishin elektrike, duke e vendosur Norvegjinë brenda objektivit për të eleminuar plotësisht makinat me djegie të brendshme.

Politikat e Norvegjisë synuan nxjerrje në mënyrë graduale nga tregu të makinave me benzinë e naftë për shkak të taksave të larta, duke përjashtuar nga importi dhe taksat mbi vlerën e shtuar të automjeteve elektrike.

Sipas të dhënave zyrtare të Federatës Norvegjeze të Rrugëve, automjetet plotësisht elektrike përbënin 88.9% të makinave të reja të shitura në 2024, nga 82.4% që u ishin në vitin 2023.

Bashkimi Evropian ka vendosur të ndalojë shitjet e makinave që lëshojnë dioksid karboni deri në vitin 2035, por mund të lejojë shitjen e makinave që punojnë me karburant të prodhuar nga CO2 i kapur.

Rritja e përqindjes së makinave elektrike në rrugët e Norvegjisë do të thotë se edhe sektorë të tjerë duhet të përshtaten, pasi në stacionet e stacionet e karburantit pompat e benzinës janë zëvendësuar me karikues elektrikë të shpejtë.

Tv Klan