Audi ka prezantuar logon e re për makinat elektrike, vetëm pak ditë pas kritikave që kanë përfshirë rrjetin për markën Jaguar.

Prodhuesi i automjeteve synon të arrijë shoferët e rinj me këtë ndryshim duke zëvendësuar katër unazat ikonike me shkronja në pjesën e përparme.

Prodhuesi gjerman po bashkëpunon me SAIC, një kompani gjigante kineze. Me këtë bashkëpunim, do të shiten makina të veçanta Audi që ka si qëllim të rinjtë.

Kina ka tregun më të madh të makinave në botë tashmë me shitjen e 26 milionë të tillave në 2023 dhe CEO i Audi, Gernot Döllner ka shfaqur shumë entuziazëm për degën e re të kompanisë.

“Industria e automjeteve po kalon shndërrimin më të madh në histori. Me bashkëpunimet tona në Kinë,  ne po luajmë një rol vendimtar në këtë shndërim”, u shpreh ai.

Kompania i ka dhënë rëndësi teknologjisë së asistencës krahasuar me modelet në Europë pasi Kina ka më pak kufizime në automjetet autonome.

Katër unazat e Audi janë përdorur fillimisht nga Auto Union dhe përfaqësonin katër prodhuesit më të  mëdhenj të makinave në Gjermani: Audi, Chemnitz, DKW dhe Horch që asokohe kishin një aleancë.

Audi është i njohur me tregun kinez pasi modelet e kompanisë janë shitur në të që prej vitit 1988./tvklan.al