Sot Viliani kishte një surprizë për Danielën. Konkurrenti ka kohë që e ka shprehur pëlqimin, por meqë kishte takimin me të, kishte vendosur t’i bënte një darkë. Ishte një takim që Viliani e priste shumë për t’u sqaruar. Madje ai i tregoi Danielës se është i fokusuar tek ajo 100%.

Viliani: E prita shumë këtë takimin unë.

Daniela: Sa shumë e prite?

Viliani: E prita një çikë se kemi qenë të mërzitur pak bashkë…

Daniela: Ti ishe i mërzitur, jo unë…

Viliani: Unë se unë kisha pak arsye.

Daniela: Çfarë arsyesh kishe ti?

Viliani: Ti e di shumë mirë që jam i fokusuar tek ti dhe te askush tjetër

Daniela: Sa me përqindje ma jep?

Viliani: Nëse e do me përqindje jam 100%.

Por konkurrenti pati edhe një kërkesë për fronisten. Ai kërkoi që nuk dëshiron që të kenë më zënka së bashku.

“Daniela unë dua që mos të kemi më bashkë zënka, zemërime, inate. Unë mbaj pak inat. Kam dashur të testoj edhe pak veten sa inat të mbaj, por nuk të mbaj dot”, tha Viliani./tvklan.al