Modelja Emina Cunmulaj në një intervistë ekskluzive për emisionin “Historia ime” në Tv Klan ka folur edhe për paragjykimet që është përballur gjatë jetës apo për pasurinë që ka.
Ajo ka treguar se para se të njihte bashkëshortin e saj biznesmen, vetë ishte shumë e pasur. Nuk i ka parë kurrë të ardhurat e bashkëshortit dhe me këtë frymë do të rrisë edhe vajzat e saj.
Madje ajo shprehet se para vitit 2008, për 8 orë në ditë punë si modele, paguhej me shifra marramendëse që për një vajzë fshati ishin shumë.
“Para 2008, gjendja ekonomike ishte në nivel shumë të lartë, për një vajzë fshati me një jetë aq të thjeshtë dhe të arrijë një moment kur nga orës 9 e mëngjesit deri në 17:00 fiton aq shumë, nuk e them dot numrin me aq shumë shifra mbrapa . Shumë njerëz bëjnë shumë paragjykime dhe unë vetëm qesh sepse shumë njerëz nuk e kuptojnë se para se të njihja unë burrin tim kam pasur shumë lekë të miat. Unë nuk kisha nevojën e asnjë mashkulli, isha e pasur. Unë për këtë gjë mburrem dhe këtë gjë dua t’ja mësoj dhe vajzave të mia”, ka treguar Emina. /tvklan.al