E teksa ligji për bashkëpronësinë pritet t’u nënshtrohet ndryshimeve ligjore dhe miratimit në Kuvend, në Shqipëri vetëm Bashkia e Tiranës ka të përfshirë në strukturën e saj administratorin për objekte të tilla.

“Bashkia e Tiranës është e vetmja bashkia, e cila në strukturën e saj ka të përfshirë dhe rolin e administratorit për të rritur cilësinë e shërbimeve në komunitet. 1/3 e pallateve në Tiranë kanë një administrator”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.

Kosta Dobodorushi, drejtor i Bashkëpronësisë, Bashkia e Tiranës: Duke iu referuar numrit të pallateve që ka rreth 5 mijë, deti më tash janë 1146 administratorë. Kemi 51 shoqëri administrimi deri më tani, 26 persona fizikë dhe 1069 persona banorë shkalle.

Një pjesë e pallateve të cilët kanë administrator, për shkak të vjetërsisë së tyre kanë përfituar nga Fondi i Komunitetit, duke ndihmuar në eficencën e energjisë apo duke ndihmuar me lehtësi moshën e tretë.

Janë 213 objekte që kanë përfituar qe nga 2017.”

Megjithëse numri i administratorëve është më i ulët, nga 5 mijë pallate në Tiranë, pothuajse 90% kanë kryesi dhe asamble dhe kjo shpjegohet me faktin se një administrator ka në përdorim disa objekte.

“Kemi 3868 kryesi.”

Për herë të parë në Shqipëri do të krijohet një regjistër kombëtar për objektet me bashkëpronësi, ku përfshihet viti i ndërtimit dhe çdo karakteristikë e ndërtesës, ku përcaktohet se sa është periudha që objekti duhet t’i nënshtrohet rijetëzimit apo rikonstruksionit për hapësira të veçanta.

Administratori regjistrohet si një person fiskal me NIPT dhe i jepet mundësia të lëshojë faturë, titull ekzekutiv që duhet të paguhet nga të gjithë anëtarët dhe të mblidhet nga enetet përkatëse.

Tv Klan