Në “Jo vetëm modë” në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, e cila ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Ndër të tjera, artistja ka treguar se është paragjykuar në momentin kur është mësuar se do të bëhej nënë.
Xhensila Myrtezaj: U paragjykova dhe për këtë pjesën e mëmësisë sepse njerëzit kanë gjithmonë një gjë për të thënë edhe atëherë kur nuk duhet. “Erdhi shumë shpejt”.
Orinda Huta: Çfarë do të thotë: Erdhi shumë shpejt?
Xhensila Myrtezaj: Unë isha në pikën më të fortë të karrierës, gjë që për mua nuk u bë fare pengesë. Në momentin që kam lindur Ajkën, kam qenë më me objektiva të qarta. Kur kam qenë shtatzënë kam punuar deri në muajin e 7-të me koncerte. Në muajin e 7-të kam xhiruar dhe klipin çika-çika ajo mori një jehonë të madhe dhe m’u desh që të bëja dhe koncerte atë kohë./tvklan.al