Në “Jo vetëm modë” në Tv Klan ka qenë e ftuar këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj, e cila ka rrëfyer më shumë detaje nga jeta e saj personale dhe ajo profesionale. Herë pas here është aluduar për një shtatzëni të dytë të këngëtares, por çfarë thotë Xhensila, a është ajo në pritje të ëmbël?
Xhensila Myrtezaj: Këta janë gjëra të bukura që njerëzit duan të të shohin të plotësuar dhe me një fëmijë të dytë?
Orinda Huta: Besoj se e do një fëmijë të dytë?
Xhensila Myrtezaj: Patjetër, as nuk diskutohet! Falë Zotit, mëmësia më ka ardhur shumë shpejt dhe kështu që kam gjithë kohën e duhur për të pasur një fëmijë të dytë dhe pse jo një të tretë.
Orinda Huta: 3 fëmijë apo… do e mbyllësh me aq?
Xhensila Myrtezaj: Plani është aq, trinia.
Orinda Huta: Trinia me dy goca dhe një çun apo…
Xhensila Myrtezaj: Ekzakt./tvklan.al